Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Devoll, ku si pasojë e një konflikti dhe dhune me mjete të forta mes dy grupesh ka mbetur i vdekur 44-vjecari Zarif Allihu.
Viktima së bashku me dy miqtë e tij D. Sh., dhe M. V., janë përleshur në afërsi të kufirit më Greqinë me një grup tjetër të përbërë prej disa personash. Zarif Alliu nga Vërdova e Pogradecit është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rrugë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë rreth 10 mijë euro si dhe 2 telefonat celularë. Sipas dëshmisë së dy personave në polici, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet të ketë persona të plagosur edhe nga grupi i agresoreve.
Përveç grabitjes, policia po heton edhe pistën e prishjes se pazareve te drogës që ka sjellë edhe përleshjen fizike midis grupeve, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përdoret si vend shkëmbimi i ngarkesave të drogës midis trafikanteve. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.











