Drejtoresha dhe mësuesja e informatikës së një shkolle në qytetin e Bulqizës janë konfliktuar mes tyre ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pasi drejtoresha ka shkarkuar mësuesen nga puna. Policia bën me dije se ka arrestuar mësuesen pas kallëzimit nga drejtoresha për kërcënim. Identiteti i personave të përfshirë në konflikt nuk bëhet me dije. Të afërmit e mësueses shprehen se ajo u shkarkua për motive politike.












