Prokuroria e Përgjithshme u ka dërguar një qarkore Prokurorive në rrethe ku u kërkon të verifikojnë kandidatët për kryetar bashkie. Në qarkoren e Prokurorisë së Përgjithshme kërkohet të bëhet verifikim për kandidatët nëse kanë rekorde kriminale.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se procesi i verifikimit vijon dhe se nuk do të publikohen emra.
“Presim përgjigje nga Prokuroritë në rrethe, procesi po vijon. Nuk do të publikojmë emrat”, pohojnë burime nga Prokuroria e përgjithshme.












