Një bandë e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës, e drejtuar nga shqiptarë është shkatërruar në qytetin e Janinës.
Gjatë aksionit policor në prangat e policisë ranë 8 persona, mes tyre shqiptari 33 vjeçar dhe dy gra.
Arrestimi i bandës së trafikut të heroinës dhe kokainës u bë pas hetimeve disa javore të policisë së Janinës, e cila sekuestroi 1.3 kilogramë heroine, 40 gramë kokainë dhe 18 doza kokaine e heroine të ambalazhuara gati për t’u shitur.
Po ashtu policia sekuestroi edhe një shumë parash prej 955 Euro, 17 celularë dhe një makinë që përdorej nga anëtarët e rrjetit për të shpërndarë lëndët narkotike në këtë rajon.
Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Janinës për shpërndarje të lëndëve narkotike.











