Rreth 80 turistë amerikanë u kanë bërë një surprizë vërtet të këndshme deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Të rinjtë amerikanë ishin rreshtuar në shkallët e parlamentit këtë të enjte, nga ku kanë kënduar këngë shqiptare.
Mes këngëve që ata performuan ishte edhe “Xhamadani vija vija”.
Performaca e tyre u bë pak para nisjes së punimeve të seancës së të enjtes nga deputetët shqiptarë.












