Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtetas gjatë orëve të vona të ditës së enjte në kryeqytet, pranë shkollës “Marin Barleti”.
Bëhet e ditur se dy personat kanë tentuar të grabisin shtetasin me inicialet R. I., 23 vjeç, të cilin e kanë goditur me qytën e pistoletës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy personat e dyshuar si autor i ngjarjes, shtetasit Murat Shpata, 21 vjeç dhe Ardit Veizi 22 vjeç janë vënë në pranga.











