BB King, ai që është konsideruar si “Mbreti i Blues-it” ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Këngëtari dhe kitaristi, i njohur për këngët “Lucille”, “Sweet Black Angel” dhe “Rock Me Baby”, vdiq në gjumë në Las Vegas.
I lindur në Mississipi, King e nisi karrierën muzikore në vitet ’40 dhe është pjesë e “Blues Foundation Hall of Fame” dhe “Rock and Roll Hall of Fame”.
Kohët e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se vuante nga diabeti.











