Bamir Topi është duartrokitur sonte nga socialistët e zgjedhur të Tiranës ndërkohë që ka përshendetur në prezantimin e kandidatëve të majtë për kryetarë bashkish.
“Erdhi si e papritur dalja në këtë skenë, por falë eksperiencës në të tilla raste nuk gjendem në befasi. Dëshiroj të falenderoj në mënyrë të veçantë kryeministrin Rama, i cili jam i bindur se nuk ka qenë në vështirësi sepse ka qenë një pjesë integrale e vizionit të tij për zhvillimin e qyteteve të Shqipërisë që bëri të mundur për ta shtrirë këtë koalicion”, tha Topi.












