Përfundon Festivali Folklorik i Gjirokastës dhe fitues shpallet Grupi i Tiranës, duke fituar çmimin e parë.
Pas grupit të Tiranës janë vlerësuar me çmime të dyta grupet e Beratit dhe Korçës dhe me çmime të treta grupi i Malit të Zi dhe grupi i Maqedonisë.
Pas ndarjes së çmimeve, spektatorët kanë shijuar spektaklin e fishekzareve në qiellin e qytetit të Gjirokastrës.
Në jubileun e 10-të të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës ishin të pranishëm si shikues turistë të huaj nga anë e mbanë bota të cilët kanë treguar dashuri për këngën e vallen shqiptare. I pranishëm në këtë mbrëmje magjike të Festivalit Kombëtar ishte edhe ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani.
Festivali u çel më datë 11 maj.











