Ushtria Amerikane ka arritur të ndërtojë një tank-dron, i cili nuk ka nevojë për ushtarë për ta drejtuar. Tanku në fjalë është i telekomanduar dhe quhet Ripsaw.
I gjithë kontrolli i tankut mund të bëhet nga një telekomandë, kompjuter apo pajisje tjetër digjitale, pasi tanku është i pajisur edhe me kamera.
Momentalisht, ky tank, i cili do të revolucionojë shumë mbrojtjen e Perëndimit, po testohet nga Ushtria Amerikane dhe ka dhënë rezultate të mahnitshme.












