Një shpërndarës droge me origjinë nga Shqipëria u arrestua nga policia italiane me dy kg substanca narkotike.
Në pranga ka përfunduar 26-vjeçari me iniciale V. M., lindur në Shqipëri dhe banues në Poggibonsi.
Ai është arrestuar në banesën e tij në mes të natës nga karabinierët.
Kontrollet në banesë i kanë gjetur shqiptarit të fshehur në një derë të posaçme në dhomën e gjumit 1.8 kg marijuanë si dhe 200 gramë kokainë (800 doza).
Ai kishte edhe një regjistër.












