Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Artan Didi, është paraqitur sot në prokuroi ku është thirrur për tu ballafaquar me ish-shefin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari. Objekt i këtij ballafaqimi është dijeni ose jo, për urdhrin e ardhur nga Belgjika, për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
Bajraktari ka thënë se e ka njoftuar ish-shefin e tij Didin, por ky i fundit e ka mohuar dhe për këtë fakt po kryhet ballafaqimi midis tyre.
Ballafaqimi po kryhet para prokurores Sonila Muhametaj, dhe ai ka nisur rreth orës 10.30.












