• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Do të hiqen paratë kesh?!

admin by admin
20 May, 2015
in Global Image
0
Do të hiqen paratë kesh?!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Ekonomistë të njohur kërkojnë heqjen e parave kesh. Kujt do t’i shërbejë kjo? Dhe çfarë lidhjeje ka kjo me krizën financiare?

Gjermanët i duan fort paratë kesh. Këtu akoma më shumë se gjysma e shitjeve në dyqane (53 për qind) bëhen me para në dorë. Ky është konstatimi i një studimi të Bankës Federale gjermane për mënyrën e pagesës në Gjermani. Madje në restorante paguhet 70 për qind me para në dorë, në kafe, bare dhe në restorantet e ushqimit të shpejtë 94 për qind.
Prandaj ekonomisti i Harvardit Kenneth Rogoff nuk do të hasë shumë mirëkuptim te popullsia në Gjermani me propozimin e tij për të hequr pagesën me para kesh – edhe në qoftë se ai dëshiron të luftojë në këtë mënyrë kriminalitetin.
“Anonimiteti i parasë kesh perdoret shpesh për transaksione të paligjshme, apo për të shmangur taksat”, tha Rogoff në gazetën Handelsblatt.
Për Carl-Ludwig Thiele, anëtar i kryesisë së Bankës Federale gjermane, kjo nuk është bindëse.
“Unë mendoj se me heqjen e parasë kesh, do të gjendeshin alternativa të tjera për spostimin e parasë”, tha Thiele që në fillim të vitit.
“Redkutimi efektiv i ekonomisë së zezë nuk arrihet me heqjen e parave kesh dhe kriminaliteti i organizuar mund t’ia dalë edhe pa euro kesh. Ai mund të sposotohej në monedha të tjera, metale të çmueshme dhe në valuta natyrore”.
Madje edhe heqja e banknotave të mëdha, si 200 dhe 500 euro, nuk do të ndihmonte shumë, mendon Thiele.
“Një reduktim të ndjeshëm të aktiviteteve kriminale në shtetet, që heqin dorë nga emertimet e mëdha, si për shembull SHBA, nuk kam mundur të konstatoj deri tani”.
Lamtumira nga paraja kesh nuk është kërkesë e re. Një grup bankierësh suedezë e ka kërkuar që para pesë vjetësh një gjë të tillë. Vitin e kaluar ish-ministri amerikan i Financave dhe sot ekonomist i Harvardit Larry Summers, si dhe Rogoff u shprehën vetë për këtë.

“Anakronizëm”, apo “liri”?
Në Gjermani ata mbështeten nga Peter Bofinger, ekonomist në universitetin e Würzburgut dhe anëtar i këshillit të ekspertëve, që këshillon qeverinë gjermane në çështjet ekonomike.
“Me mundësitë e sotme teknike monedhat dhe banknotat janë me të vërtetë një anakronizëm”, i tha Bofinger revistës “Der Spiegel”.
Profesori i ekonomisë nga Freiburgu Lars Feld, i cili i takon po ashtu këshillit të ekspertëve për ekonominë, e kundërshton kolegun e tij.
“Bofinger lë pas dorë në mënyre evidente aspektet politike kushtetuese të këtij propozimi”, thotë ai për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Paratë kesh janë një “liri e madhe” dhe u japin mundësi qytetarëve, që t’u shmangen kthetrave të shtetit, thotë Feld.
Në disa vende niveli maksimal për pagesat me para në dorë është i kufizuar me ligj. Në Itali ai është te 1000 euro, edhe në Francë do të jetë së shpejti, në Greqi në 500 euro. Edhe këtu argumenti është: Lufta kundër terrorizmit dhe evazionit fiskal. Mbrojtësit e të dhënave e kritikojnë këtë dhe paralajmërojnë nga rreziku i “qytetarit transparent”, në një kohë që gjërat duhet të shkonin në drejtimin e bërjes transparente të veprimeve të shtetit.
Arsyeja kryesore për diskutimin aktual të temës duhet të jetë një tjetër, politika e parasë së lirë, që ndjekin bankat qendrore në Europë dhe në SHBA. Në qoftë se njerëzit mund të spostohen në para kesh, “atëherë banka qendrore nuk mund ta ulë aq shumë nën zero normën bazë të interesit, edhe sikur kjo të ishte e arsyeshme, për të vënë pësëri në lëvizje një ekonomi të ngadaltë”, thotë Rogoff.

Norma interesi dënimi
Nuk është rastësi që konferenca e Londrës, në të cilën Rogoff dhe të tjerë diskutuan të hënën (18. 05. 2015) për heqjen e parasë kesh organizohet nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB). Sepse zviceranët janë ndër pionierët e normave negative të interesit, norma e tyre është tashmë minus 0,75 përqind.
Këtë normë dënimi duhet ta paguajnë bankat, që preferojnë t’i ruajnë paratë e tyrë të sigurta në bankën qendrore, në vend që t’ua japin në formë kredish firmave dhe individëve. Edhe Banka Qendrore Europiane (BQE) ka një normë dënimi, por ajo është minus 0.2 për qind, më e ulët se ajo në Zvicër.
Çështja tani është, nëse dhe se si bankat t’ia kalojnë këto norma dënimi klientëve. Deri tani janë të prekur vetëm klientët e mëdhënj, si fondet e investimeve dhe sipërmarrjet, që kanë më shumë se një gjysmë milioni euro në xhirollogari ditore. Thuhet se klientët normalë do të kursehen.
Ka njoftime se në Zvicër disa fonde pensionesh kanë pasur idenë, që t’i vendosin paratë kesh në kasafortë, më mirë sesa të paguajnë normën e dënimit.

“Bankat kombëtare nuk dinë çfarë të bëjnë”
“Sikur të ishte nevojitur edhe një dëshmi, që qeveritë dhe bankat kombëtare të botës nuk dinë më ç’të bëjnë në përballimin e krizës. Dëshmia është: Ndalimi i parasë kesh kërkohet hapur”, shkruan konsulenti i biznesit Daniel Stelter në blogun e tij.
“Të supozosh se duhet t’i ulësh normat e interesit fort në minus, për t’i dhënë hov investimeve, është mjaft naive”, thotë Stelter.
“Kompanitë investojnë në projekte, që ia vlejnë, jo sepse u dhuron dikush para”.
Sipas Stelter normat dënuese të interesit dhe detyrimi për rritjen e kreditimit e shtojnë më shumë rrezikun e “investimeve të gabuara dhe të flluskave në tregun e kapitalit, që e bëjnë edhe më të keqe krizën e ardhshme”.
Euro si para kesh është mjet ligjor pagese në BE – për ta hequr këtë mënyrë pagese duhen ndryshuar shumë ligje. Edhe vetë Rogoff beson se kjo mund të “ishte e mundur pas një periudhe të gjatë kohe”. Nëse do të gjenden politikanë, që i mbështesin këto plane, është shumë e diskutueshme duke pasur parasysh votuesit në Gjermani, që preferojnë të paguajnë me para në dorë.

Previous Post

FOTO/Kukësi i parë me sytë e zogut

Next Post

KGB-ja, vrasje me stil!

admin

admin

Next Post
KGB-ja, vrasje me stil!

KGB-ja, vrasje me stil!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.