Presidenti Nishani firmosi sot dekretet e emërimit të 4 ministrave të rinj dhe shkarkimit të 4 ministrave të tjerë. Ai dekretoi sot edhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, emri i të cilit ngjalli debat të madh publik për shkak të punës së tij si hetues në kohën e diktaturës. Shumë zëra i kërkuan Presidentit të mos e dekretonte atë.
Ja dekretet që u firmosën sot nga Presidenti:
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledar Çuçi
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri













