Disa ditë pas një pohimi prej mjekut Halim Kosova, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, se kishte asistuar në lindjen e kandidatit rival të mazhorancës, Erion Veliaj i çudit të gjithë.
“Nuk kam lindur me Halim Kosovën, por me Vjollca Bushatin, nëna e deputetit të PS-së, Ervin Bushati”.
Kështu deklaroi Veliaj sonte në emisionin “Top Story”, të Sokol Ballës në TV Top Channel.
Deklarata e tij shkakton çudi, për faktin se si ai e mban mend, se kush mjeke ka asistuar në lindjen e tij.
Më tej, Erion Veliaj foli edhe për historinë e shitjes së fiqve, por nuk tha ndonjë gjë të re, ndërsa nuk harroi të vlersojë Edi Ramën, si “kapiten i skuadrës” dhe Pandeli Majkon si “mentori i tij”.
Jo vetëm kaq, por Erion Veliaj, nuk e fshehu kënaqësinë e krahasimit të tij me Edi Ramën për më tepër, përqasjen dhe etiketimin e tij si një “Rama Jr.”.












