Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi të konsiderueshme eksplozivi një banese në Kamëz. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në njerëz.
Eksplozivi është vendosur në banesën e Dritan Abazit. Nga shpërthimi është dëmtuar muri rrethues i banesës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.











