Një restorant në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka rënë në bar-restorant “Vila Logoreci”.
Të njëjtat burime sqarojnë se ka marrë flakë furra e picave. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Deri tani nuk raportohen persona të induar në njerëz. Forcat zjarrefikese kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.












