Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizën e Re.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në kapanonin e një makine që i përket një biznesmeni kromi në Bulqizën e Re.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ka lidhje me biznesin e kromit.
Forcat e policisë në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.












