Janë sekuestruar 3 kg tritol, një numër kapsollash, fishekë dhe një skelet kallashnikovi, gjatë një aksioni nga Drejtoria e Policisë në Elabasan. Efektivat e policise gjate operacionit kane bere arrestimin ne flagrancë te shtetasit, Petrit Gjika, 44 vjeç , banues ne fshatin Shijon Elbasan. Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policise, mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative se ai dispononte dhe do trafikonte lende shperthyese, municione e kapsolla . Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e Gjikës ku si rezultat i kontrollit u gjeten dhe u sekuestruan: 3 Kilograme Tritol, 36 kapsolla, 350 fisheke dhe nje skelt kallashnikovi te cilat tentonte ti shiste për qellime përfitimi.
Hetimet nga ana e policise vazhdojnë per te zbuluar edhe bashkëpuntoret e tjetër te perfshire ne kete veprimtari kriminale.











