Brenda një fjalimi të vetëm kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës me lehtësinë më të madhe shpreh qëndrime që kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Jë më larg se sot, nga Peza, Erion Veliaj e përsëriti kundërshtimin e vetvetes.
“Kundërshtarët po na thonë: Eja kthehemi atje ku ishim”, ishte njëri qëndrim i Erion Veliajt, ndërsa sulmonte opozitën, qëndrimet dhe pjesë të programit të saj.
Dhe pak minuta më pas, kur po “promovonte” bujshëm “të shtatat” e festës së Pezës, shpërtheu…
“Ne të majtët jemi nga ajo racë shqiptarësh që nuk e kanë kompleks të kaluarën…”.
Qëndrimet e Erion Veliajt, por edhe artikulimet e tij, të sjellin ndër mend të famshmet citate kineze, të kohës së Mao Ce Dun-it.
“Mao-ja është dielli ynë”, thoshin kinezët dikur.
Dhe menjëherë, kishin gati edhe citatin tjetër.
“Dielli në korrik është shumë i dëmshëm”.











