Një i ri i cili kanosi seriozisht për vrasje me sopatë, për shkak të detyrës oficerin e antidrogës, është arrestuar në flagrancë nga polic a e Dibrës.
Burime të policsë lokale, bënë të dituir se, nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erald Cibaku, vjeç 28, banues në Peshkopi, pasi, në vendin e quajtur “Ish-shtëpia e pritjes”, në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas nëpërmjet një mjeti sopatë, ka kanosur seriozisht për vrasje për shkak të detyrës , Specialistin e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër , oficerin e policisë N. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjet sopatë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











