Tirana dhe Beogradi do të jenë vizitat e parashikuara në axhendën e kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë muajit korrik.
Mediat maqedonase, referuar burimeve pranë Berlinit zyrtar, shkruajnë se Merkel do të vizitojë Tiranën, Beogradin dhe ne fund do të jetë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të trupave të pajetë, të vrarë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë.
Por një vizitë e mundshme e kancelares gjermane në Shkup, në kuadër të këtij turi ballkanik, sipas mediave maqedonase, nuk është paralajmëruar, madje as konfirmuar nga qeveria gjermane.












