Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter sapo ka dhënë dorëheqjen edhe pse nuk ka më shumë se 4 ditë që ai ishte votuar nëkrye të këtij institucioni. Në një komferencë shtypi në Zyrih ai tha se megjithatë do të qëndrojë në krye të FIFA-s deri në mbajtjen e një Kongresi të jashtëzakonshëm, i cili pritet të mbahet mes dhjetorit 2015 dhe marsit 2016, për të zgjedhur pasardhësin e tij. “Mandati im, mesa duket nuk ka siguruar mbështetjen nga të gjithë”, deklaroi Blatter gjatë konferencës për shtyp.











