Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pasditen e sotme kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e këtij qyteti, Elvis Roshi. Në këtë prezantim, Rama nuk ka harruar të sulmojë kandidatin e opozitës, duke u shprehur se kjo parti ka nxjerrë përballë Elvis Roshit “një kandidat që di vetëm të ndryshojë partitë”.
Nuk dihet çfarë ka pasur parasysh Edi Rama, për ndryshimin e partisë nga kandidati i opozitës Ëngjëll Cara, por ajo që dihet me siguri, është se batuta e kryeministrit, duket se ka qenë një sulm, i pakuptimtë, indirekt, ndaj Erion Veliajt dhe Hasan Halilajt.
Dihet botërisht se këta dy kandidatë janë nga ata që “dinë vetëm të ndryshojnë partitë”.
Erion Veliaj ka qenë dikur kryetar i G 99 dhe u katapultua te PS, ndërsa Hasan Halilaj ka qenë përfaqësues i PD-së si kryetar i bashkisë së Kukësit, por në këto zgjedhje kandidon për LSI-në.











