Bilanc tragjik, një i vdekur dhe 6 të plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur sot në Tepelenë. Përplasja ndodhi poshtë Kalasë së Tepelenës. Një furgon me pasagjerë është përplasur me një kamion të ngarkuar me inerte.
Drejtuesi i mjetit, Hysen Mema ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në pjesë të ndryshme të trupit. Dy udhëtarë janë plagosur rëndë dhe po i nështrohen mjekimit intensiv, ndërsa pasagjerët e fugonit janë me plagë të lehta. Fill pas aksidentit mbërritën në vendin e ngjarjes forca policie dhe ndihma mjekësore.
Policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.












