Kryeministri do hapë oborrin e prapëm të kryeministrisë për qytetarët natën e ndeshjes finale të Evropianit mes Juventus dhe Barcelona. Ai ka postuar një ftesë në fb: “Për të gjithë tifozët e futbollit të bukur fusha e blertë e Kryeministrisë do të kthehet në një zgjatim të fushës ku do të luhet Finalja e Madhe. Kush dëshiron ta shohë ndeshjen brenda në fushë është i mirëpritur:-)”













