• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA – Kinë, luftë për sfera ndikimi

admin by admin
5 June, 2015
in Global Image
0
SHBA – Kinë, luftë për sfera ndikimi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kina krijon fakte duke ndërtuar objekte në Detin e Kinës Jugore. Por SHBA sinjalizojnë se nuk do ta lejojnë që të nxirren jashtë rajonit. Një luftë për sfera ndikimi, që nuk i dihet fundi

Një këmbim i ashpër replikash ndodhi midis Kinës dhe SHBA në Dialogun-Shangri-La në Singapur në fundjavë. Ministri i mbrojtjes i SHBA, Ashton Carter e kritikoi ashpër qeverinë e Pekinit, se me aktivitetet e saj në Detin e Kinës Jugore rrezikon stabilitetin e rajonit. Kina e kundërshtoi këtë menjëherë.
Konkretisht bëhet fjalë për ishujt Spratly. Për arkipelagun e përbërë nga rreth 100 ishuj, kanë pretendime edhe Filipinet, Vietnami, Malaizia, Taivani dhe Brunei. Pekini po krijon atje fakte: ndërkohë Kina po zmadhon disa shkëmbinj detarë duke hedhur dhe e i mban larg peshkatarët dhe anijet e marinës së shteteve të tjera.
Në bazë të fotografive satelitore, atje po krijohet ndër të tjera një pistë uljesh të avionëve me një gjatësi prej 3000 metrash, e përshtatshme për avionë ushtarakë. Sipas të dhënave të zëvendësshefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, Sun Jianguo, këto aktivitete nuk kanë të bëjnë vetëm me “nevoja për mbrojtje” të Kinës.
Kina dëshiron të jetë në gjendje për t’i plotësuar edhe më mirë “detyrimet ndërkombëtare”, si në shpëtimin e anijeve në rrezik, në mbrojtjen nga fatkeqësitë, në kërkimet në det, në vëzhgimin e motit dhe në mbrojtjen e ambjentit.

Pretendime të diskutueshme
isl9Mosmarrëveshja ka disa dekada që vazhdon: Kina grindet me shtetet fqinjë për supremaci në Detin e Kinës Jugore. Pretendimet e Kinës janë për rreth 90 përqind të territorit. Qeveria e Pekinit e argumenton këtë me të drejta historike. Prej shekujsh peshkatarët kinezë kanë ngritur vendqendrime në ishujt në det.
Pekini i referohet veçanërisht së ashtuquajturës “Linja me nëntë vija”, e cila u formulua më 1947 nga qeveria nacionaliste e Kinës. Kjo linjë synonte të shënonte rajonet e marra pas disfatës së japonezëve. “Linja me nëntë vija” megjithatë nuk njihet ndërkombëtarisht.
“Po të nisesh nga fakti, që çdo ishull në Detin e Kinës Jugore, për të cilin Kina ka pretendim, do të ishte me të vërtetë pjesë e Kinës, as atëherë ‘Linja me nëntë vija’ nuk do të ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, deklaron Moritz Rudolf i Institutit Mercador for China Studies (Merics) në Berlin.

Naftë, gaz dhe peshq
isl8Megjithatë, Kina ngul këmbë në pretendimet e saj. Sepse Deti i Kinës Jugore, pak më i madh se Mesdheu ka rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike.
“Atje ka rezerva të shumta peshku dhe veç kësaj supozohen edhe pasuri nëntokësore”, thotë Rudolf.
Por vlerësimet për to nuk janë të njëjta: shkencëtarët kinezë besojnë se nën tabanin e detit ka mbi 200 miliardë fuçi naftë dhe 900 bilionë metra kub gaz. US Geological Survey i vlerëson rezervat vetëm në 11 miliardë fuçi naftë bruto dhe 5.9 bilionë metra kub gaz.
Krahas lëndëve të para, bëhet fjalë për rrugë strategjike tregtare. Një e treta e qarkullimit të përbotshëm me anije kalon përmes Detit të Kinës Jugore. “Prandaj Kina ka interes të madh për këtë rajon, sepse rreth 80 përqind e importeve të saj të naftës kalojnë përmes këtij rajoni”, thotë Rudolf.
Dimensionit ekonomik i shtohet edhe ai strategjik. Kina dëshiron ta spostojë fuqinë hegjemoniale SHBA nga oborri i saj i pasmë dhe të forcojë njëkohësisht ndikimin e saj atje.
“SHBA është afruar vitet e fundit më shumë me Vietnamin dhe me Filipinet”, thotë eksperti i Kinës, Rudolf.
Në këtë luftë për pushtet të dyja palët nuk do të lëshojnë pe, është e sigurtë Shi Yinhong, politologe e Universitetit Popullor në Pekin.
“Në përgjithësi situata ka ngecur në vend. Por të dyja palët do të mundohen t’i shmangin konfliktet e drejtpërdrejta”.

Previous Post

Horoskopi 5 qershor/ Yjet thonë për JU

Next Post

Klaudia Pepa, një votë larg fitores së “Amici”-it. Sonte finalja te “Canale 5”

admin

admin

Next Post
Klaudia Pepa, një votë larg fitores së “Amici”-it. Sonte finalja te “Canale 5”

Klaudia Pepa, një votë larg fitores së “Amici”-it. Sonte finalja te “Canale 5”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.