Gazeta online Livesicilia publikoi videon e arratisjes së Valentin Frrokaj, dënuar për vrasje, nga burgu i Palermos. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në një burg të sigurisë së lartë në Sicili.
Video shfaq se si shqiptari u arratis në mes të ditës. Frrokaj shfrytëzoi momentin kur të dënuarit kalojnë kohën e lirë në oborrin e burgut. Kjo është hera e dytë që Frrokaj arratiset nga burgu. Herën e parë ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Parma.
Valentin Frrokaj ndodhej në burg për vrasjen e një tjetër shqiptari, Elton Laho në Breshia.












