Bllokohet eksporti i perimeve të freskëta në Maqedoni. Lajmi nuk është ky, por ai që është konfirmuar nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, sipas të cilës ky është një akt i njëanshëm.
Këtë lajm ministria ka nxituar ta shpërndajë, bashkë edhe me “sihariqin” se Ministri i Bujqësisë i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Mihail Cvetkov.
Lajmi i shpërndarë nga Panariti nuk do ishte i plotë pa dy radhë nga kjo letër.
“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanshme nuk i kontribuojnë marrëdhënieve tona”, përfundon lajmi i bllokimit të perimeve shqiptare nga Maqedonia.












