Në një rrëfim të tij në “Top Show Magazinë”, në To Channel, kryeministri Edi Rama ka pranuar se me gjithë sloganin në këto zgjedhje të PS-së “drejtimi i duhur”, ai vetë edhe e ka humbur në jetën e tij këtë drejtim.
“Kam mësuar nga jeta që po qe puna në drejtim, burrat e humbasin, gratë janë ato që e mbajnë gjithnjë drejtimin… Përderisa po e them me kaq siguri, dmth që e kam provuar veten që edhe e kam humbur drejtimin, sepse u bënë 50 tani. 50 vjet në drejtimin e duhur është jetë e mërzitshme”, është shprehur Rama.











