Ende pa përfunduar gara e “Amici”, Klaudia Pepa, megjithëse nuk fitoi, ka marrë një propozim nga Maria De Filippi, organizatorja e këtij spektakli të njohur për TV “Canale 5” në Itali.
Maria De Filippi e ka ftuar Klaudia Pepën të bëhet pjesë e trupës së baletit të spekataklit “Amici”.
Nuk dihet si do të jetë reagimi i Klaudias, e njohur për publikun shqiptar si “prima balerina” e TV “Klan”.












