Ky është tualeti më i shtrenjtë i krijuar ndonjëherë dhe duhet një shumë maramëndëse të hollash për ta pasur atë.
Me përmbajtjen e 72.000 kristalesh Swarovski, ky objekt kushton 84.000 paund.
I dizenjuar nga Ginza Tanaka, tualeti është krijuar për një muaj dhe është shfaqur në Ekspozitën “China International Kitchen & Bathroom 2015”, në Shanghai.
Ende nuk është bërë e ditur nëse dikush në event ka kërkuar blerjen e këtij tualeti.











