Një konflikt, për motive të dobëta, mes pronarëve të lokalit dhe një grupi klientësh, ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në një lokal në vendin e quajtur “Kisha e madhe” në Shkodër.
Si pasojë mësohet se kanë mbetur të plagosur shtetasit: E. Gj., 24 vjeç, Gj. L., 26 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet që çuan në degradimin e kësaj situate banale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës.












