Prokuroria e Tiranës po heton tabulatet e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, bëjnë të ditur burime të besueshme nga ky institucion. Tabulatet tashmë janë administruar dhe prokurorët e cështjes janë në fazën e investigimit.
Qëllimi është që të sigurohen nëse ka pasur ndërhyrje apo ndikim në aferën e madhe të vjedhjes së rimbursimeve edhe ministri i Shëndetësë.
Vetë Beqja ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë prokurorinë në këtë proces dhe se ka qënë qeveria që e ka zbuluar abuzimin duke krijuar distancë me personat dhe firmat e përfshira në abuzim.
Por ajo që bie në sy këto ditë është se ministri i Shëndetësisë nuk është parë në takime elektorale as në Tiranë, as në Shkodër ku është edhe deputet. Daljet e tij publike janë vetëm lidhur me skandalin, kryesisht të detyruara nga publikimi masiv i lajmeve që lidhen me vjedhjen e findeve të rimbursimit.
Prokuroria ka arrestuar deri tani 9 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.












