Rëndohet trafiku në aksin Tiranë – Durrës. Qindra automjete të cilat knë zgjedhur të kalojnë të dielën në bregdetin e Durrësit dhe që udhëtonin në autostradën Durrës – Tiranë, janë bllokuar në trafik, si pasojë e radhëve të gjata.
Nuk është herë e parë kur drejtuesve të automjeteve u duhet të presin për orë të tëra të bllokuar në trafik, sidomos në fundjav dhe në ditët e nxehta të verës.












