Partia e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan pritet mos të fitojë shumicën e cilësuar parlamentare në Turqi. Kjo sipas rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, bëjnë të ditur mediat turke.

Këto rezultate sugjerojnë se partia pro-kurde HDP ka fituar 10 për qind duke hyrë në parlament për herë të parë. Rreth kësja partie janë të mbledhur edhe shumica e liberalëve turq të cilat kanë zhvilluar protesta të mëdha në të kaluarën kundër Erdoganit.
Me 90 për qind të votave të numëruara, AKP e Erdogan ka arritur një rezultat prej 42 për qind.

Rezultatet zyrtare priten të dalin nesër, por anketat para-zgjedhore tregojnë se këto janë votimet më të forta në më shumë se 10 vjet.

Nëse kjo partia e Erdoganit do të merrte shumicën në parlamentin me 550 vende, ajo do të ketë mundësi të ndryshojë kushtetutën e vendit për të vendosur një sistem presidencial, të ngjashëm me atë në Shtetet e Bashkuara.
Partisë AK i duhet të sigurojë të paktën 330 vende në mënyrë që të ketë të drejtën për të organizuar referendum për ndryshimin e kushtetutës. Nëse merr 367 vota, ajo do të mund të ndryshonte kushtetutën pa referendum.
Nëse partia kurde do të fitojë të paktën 10% të votave, ekziston shpresa për të mos lejuar këto ndryshime të sistemit kushtetues. Zgjedhjet janë duke u monitoruar nga një ekip i vogël vëzhguesish të OSBE-së, gjithsej 29 të tillë për një numër votuesish që i kalon 50 milionë.













