Një krim në familje ka ndodhur në një fshat të rrethi të Peqinit. Burimet e policisë lokale, bëjnë të ditur se rreth orës 20.10, të mbrëmjes së sotme, në fshatin Paulesh të komunës Pajovë, Ismail Bahja 70 vjeç ka vrarë me psitoletë djalin e tij Elton Bahja 33 vjeç. Polica saktësoi se është bërë menjëherë ndalimi dhe shoqërimi i autorit, ndërsa po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi në familje.












