Prokuroria ka kërkuat rikthimin në burg të Arben Frrokut. Në seancë e sotme në në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, në ngarkim të Arben Frrokut, prokuroria ka parashtruar kërkesën e saj.
Nga ana e tij, trupi gjykyes i përbërë nga pesëshja, Fehmi Petku, Nure Dreni, Albana Boksi, Dhimitër Lara dhe Amarildo Laçi, ka vendosur që të dëgjojë edhe pretendime t e avokatëve në datën 22 qershor, dhe pastaj të vendosë.
Në seancën e sotme gjyqësore, ishte i pranishëm edhe Arben Frroku.
Gjykimi ndaj Arben Frrokut në Gjykatën e Apelit ët krimeve të Rënda, ka filluar pas ankimit nga prokuroria të vendimit që gjykatës së Shkallës së Parë të krimeve ët Rënda, që i dha pafajësinë Frrokut për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të kryekomisarit Dritan Lamaj.











