Pranga të tjera në gjykatat e vendit. Rradha sot ka qënë e Vlorës ku policia e këtij qyteti ka arrestuar Robert Petoshatin, shofer në Gjykatën e Apelit dhe Gjolek Xhaferin. Ata u kapën në ambientet e një lokali ndërsa po shkëmbenin shumën e parave prej 20 mijë Euro dhe 100.000 lekë.
Dyshohet se shuma e madhe e parave do t’i jepej trupit gjykues për zgjidhjen e çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit.











