• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ajsi Xhaxhaj thyen heshtjen, tregon si u abuzua seksualisht për 5 vjet nga Leonard Bombaj: Më vranë ëndrrat dhe fëmijërinë

admin by admin
21 March, 2017
in Kronika
0
Ajsi Xhaxhaj thyen heshtjen, tregon si u abuzua seksualisht për 5 vjet nga Leonard Bombaj: Më vranë ëndrrat dhe fëmijërinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Për herë të parë pas shtatë vitesh nga denoncimi se ishte abuzuar seksualisht nga Leonard Bombaj, Ajsi Xhaxhaj rrëfehet në “Pasdite në Top Channel” për historinë që i ndryshoi jetën e saj përgjithmonë.


Ajo thyen heshtjen dhe tregon gjithçka ka ndodhur me të nga mosha 10 deri në 15-vjeçare. Mes lotësh kujton ëndrrat e një fëmijërie të vrarë, abuzimin që zgjati 5 vjet dhe ringritjen e planet për të ardhmen. Nuk ka urrejtje në shpirtin e saj sepse gjithçka thotë se e ka lënë në dorë të Zotit dhe kohës, pasi shteti shqiptar dhe institucionet e braktisën, e nëpërkëmbën dhe nuk i dhanë kurrë drejtësi.


Ajo e nis rrëfimin e saj duke treguar pse nuk ka folur kurrë për këtë çështje. “Mediat kanë përshkruar vetëm versionin e palës tjetër. Unë mendova që do të ishte e drejtë që të qetësohesha si fillim, të rritesha edhe të prononcohesha. Kjo histori ka lënduar shumë familjarët e mi dhe mua, ndaj unë dua të tregoj të vërtetën time, por pa detaje sepse detajet janë të shumta e të mjaftueshme”, tha Ajsi në “Pasdite në Top Channel”.


Në një intervistë të ngarkuar emocionalisht, ajo tregon se është lënduar shumë edhe nga opinioni publik, asaj pjese që nuk e besojnë atë çfarë i ka ndodhur asaj, në atë kohë një fëmijë.


“Unë i qëndroj strikte versionit të deponimit që kam bërë vite më parë në prokurori, sepse çështja ime nuk u mor kurrë në konsideratë, duke u vlerësuar vetëm versioni i palës tjetër”, tha Ajsi. Ajo tha se nuk iu dha ndonjë arsye se pse u mbyll çështja, “por si çdo gjë në Shqipëri njerëzit me status dhe kostum kanë më shumë përparësi sesa unë, që vija nga një familje modeste”, shton ajo, duke treguar edhe shumë probleme edhe në organet e drejtësisë.


“Situata të vështira kam pasur plot dhe teksa kam qenë me 40 temperaturë kam shkuar me nënën time në prokurori dhe shpesh më kanë fyer dhe jam ndjerë shumë keq atje sepse ata njerëz që janë marrë me këtë çështje e dinë shumë mirë të vërtetën”, tregon Ajsi.


“U bënë 7 vite nga ajo histori. Kjo është hera ime e parë dhe njëkohësisht e fundit që unë flas për këtë çështje. Ndryshe nga pala tjetër, nuk do baltos askënd si ata bënë me mua herë pas here”, thotë e vendosur Ajsi.




“Koha shëron plagë, por edhe tregon të vërtetën. Pas deponimit të kësaj ngjarjeje, unë fillova të jetoj sipas mënyrës sime sepse në vegjëli unë jetova sipas mënyrës që donin të tjerët. Është hedhur shumë baltë mbi mua, por unë jam e fortë dhe jam ringritur”, dëshmon ajo e përlotur në “Pasdite në Top Channel”.
E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu në lidhje me kohën kur ka ndodhur abuzimi, ajo tregon se bëhet fjalë për moshën 10-vjeçare e deri në moshën 15-vjeçare, pra 5 vite. “Por ama ka shumë arsye që unë denoncova kaq vonë. Një nga arsyet ishte familja dhe karriera ime, që unë e kam dashur e do ta dua edhe sot, por edhe sepse u rrita. Ajsi u rrit dhe kuptoi që nuk ishte “vetëm” në dorën e palës tjetër, por dyert ishin të hapura aty për të më qasur brenda”, vazhdon bisedën 22-vjeçarja.


Ndërsa publikut i bëri thirrje që të logjikojnë shumë mbi mënyrën se nuk e bëri për famë, duke argumentuar se ajo ishte shumë e adhurueshme në atë kohë nga bashkëmoshatarët e saj dhe nga prindërit e tyre.


Për para?! “Jo sepse ato para’ që unë punoja nuk m’i kishin hedhur kurrë në llogari dhe më kishin mashtruar. Por për çfarë?! T’i ngjisja vetes një njollë që do më ndjekë në të gjithë jetën”.


Ndërkohë, ajo ka folur edhe për shkrimet e portaleve nëse ekziston diçka midis saj dhe Stresit, duke iu përgjigjur: “Janë hedhur edhe pretendime për mua dhe Stresin, por ai është vetëm një mik i familjes. Në atë kohë e kisha shumë problem t’ia thoja prindërve të mi, ndaj një nga arsyet ishin pikërisht ata që të mos i lëndoja”.


“Nëse do të rikthehesha në kohë, unë do bëja të njëjtën gjë. Do flisja disa vite më pas sepse jo gjithçka thuhet në kohën e duhur, mbase nuk ishte mënyra e duhur e tregimit të ngjarjes, por sërish unë do bëja të njëjtën gjë”, tha Ajsi.


E pyetur se a ka më urrejtje, Ajsi përgjigjet se beson në Zot, megjithëse në fillim ia la në dorë shtetit, e ky i fundit, sipas saj, nuk ia ktheu pritshmëritë që kishte. E nëse do tu përballte në rrugë me personin që ka abuzuar me të ajo thotë se do t’i bënte vetëm një pyetje “Pse mua?”


Ndërsa për librin e botuar nga Leonard Bombaj pas asaj ngjarjeje e cila bëri bujë, ajo shtoi: “E kam lexuar atë libër. Nëse unë do isha ai person që ai shkruan, atëherë pse do më mbante ende në grupin e tij? Harruan që nëse do isha e tillë, sërish asgjë s’i justifikon veprimet që është bërë ndaj meje”.


Ajsi Xhaxhaj foli edhe për ish-miqtë e saj: “Ish-miqtë e mi, në atë kohë kur bëra denoncimin, publikuan disa foto që u quajtën nudo, por në fakt ato foto janë bërë në plazh, ku kam dalë me një foto me fustan plazhi dhe asgjë më tepër. Megjithatë, foto si ato që kishin ata, edhe unë kisha, por nuk i publikova sepse e lashë atë pjesë, nuk mund tu hedh dot baltë. Por, nuk i vë dot faj sepse ata më kishin xhelozi mua, duke qenë liderja e grupit”.


Gjatë bisedës ajo ka dhënë edhe disa mesazhe: Jam më e fortë se kurrë, thotë me bindje ajo. Në momentin që fola për çështjen time, unë humba miq, shton Ajsi.


“Kam nostalgji për artin tim”, thotë Ajsi, teksa sheh disa video nga koha e “Kripmjatëzave”. Dhe ajo tregon se me asnjë nga ish-miqtë e grupit nuk flet sepse nuk e kishte përkrahjen gjatë asaj situate që ndodhi.




Por, si është Ajsi sot?


“Jam një tip shumë pak social dhe ndaj imazhit që kam krijuar vihem në siklet sepse më duhet ta sqaroj. Unë jam 22 vjeç dhe jam e hapur për të pasur një lidhje dashurie, por akoma nuk ka ndodhur sepse kam dëshiruar të mbarojë shkollën, por mendoj se do vijë ai person, i duhur për mua”, tregon Ajsi.


Gjatë intervistës, ajo ka folur gjithashtu për studimet dhe pasionin që vijon të ndjekë për aktrimin: “Mendova se gjëja më e mirë është administrim social sepse mësimet e aktrimit unë i kisha marrë që në moshën 8-vjeçare, ndaj mendova se duhet të kisha një plan B. Zemrën dhe kokën e kam dhe do ta kem tek arti dhe tv. Në Agon ishte eksperiencë shumë e mirë, kryesova audicionin me 380 veta dhe fitova vendin e punës. Pas mbylljes së Agonit kam pasur oferta, por nuk dua, sepse televizioni do kohë. Unë jam shumë e aftë në aktrim, ndaj i jam fokusuar aktrimit. Jemi në proces xhirimi për filmin “Jeto Ndryshe”, me Drilon Hoxhën, ku kam rol protagonist”.


E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se a e mbajnë mend Ajsin njerëzit, ajo përgjigjet: “Njerëzit ndahen në kategori. Ka nga ato persona që më njohin si Ajsi e “Kripmjaltëzave”, ata që nuk më mbajnë mend, ata që e lidhin imazhin tim me ngjarjen e ndodhur, ata që më kanë dhënë pozitivitet e ata që pavarësisht se kanë shumë halle nga shtëpia e tyre, sërish merren me mua”.


Në fund të intervistës së saj për “Pasdite në Top Channel” ajo thotë: “Jam shumë e lodhur me këtë histori, ndaj kam qëndruar në hije sepse edhe nëse unë bëj diçka shumë të bukur, sërish ata merren me historinë e kaluar. Fakti që mua më ndodhi një fatkeqësi në jetë, nuk do të thotë që do i ndodhë të gjithëve, ndaj prindërit duhet të ndjekin talentet e fëmijëve të tyre. Por, jo të krijohet një marrëdhënie aq e ngushtë midis prindërve dhe kreut të grupit, siç ndodhi me mua”.

Previous Post

BOOM/ Denoncimi: Në burgun e Rrogozhinës vidhen edhe paratë e të dënuarve

Next Post

VIDEO E RE/ Ja si dy agresorët dhunuan gazetarin Elvi Fundo në mes të Tiranës

admin

admin

Next Post
VIDEO E RE/ Ja si dy agresorët dhunuan gazetarin Elvi Fundo në mes të Tiranës

VIDEO E RE/ Ja si dy agresorët dhunuan gazetarin Elvi Fundo në mes të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.