Berisha mbështet Bashën për qëndrimin ndaj zgjedhjeve
Edhe ish-Kryeministri Berisha ka lënë të kuptohet se mbështet deklarimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me qëndrimin e PD-së për rezultatin e zgjedhjeve në bashkitë me manipulime . Në një intervistë dhënë gazetares Erisa Zykaj gjatë vizitë në Bruksel Berisha tha se zgjedhjet e dhunuara nuk njihen.
Pyetje: Në proçesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit a mendoni se opozita mund të mos njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Berisha: Kryetari i PD ka bërë një deklaratë të tillë. Që ne nuk do njohim rezultat të zgjedhjeve të dhunuara, që unë mendoj se kjo përbën një çështje shumë serioze por a pati efekt deklarata e tij? Absolutisht mazhoranca është në çmenduri dhe verbëri. Mazhoranca për herë të parë lëshuan një spot, që të kujton historinë e kandarit, më jep kandarin por mos kujto se po e shohim flori.












