Ndërsa deri në ditën e zgjedhjeve ka ngelur më pak se një javë, mësohet se kupola drejtuese e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, pëson ndryshime.
Zëvendësdrejtori i kësaj police, Ard Veliu, është larguar nga kjo detyrë, për tu emëruar drejtor i shkollës Bazë të Akademisë së Rendit.
Në vend të Veliut, zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut të Tiranës, emërohet Edmond Meshini, i cili mbante detyrën e shefit të Rendit, në komisariatin Nr. 5, të Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, mësohet se priten ndryshime të tjera.












