Gazetarja e “Gazetës Shqiptare”, Aurora Koromani, është kërcënuar për së dyti nga një numër telefoni brenda Shqipërisë. Sic raporton “News 24”, dikush ka dërguar një sms në redaksinë e televizionit rreth orës 00:49.
Kërcënimi: “Aurora Koromani ka me kenë e vrarë dhe juve ka me ju dënu Allaku”. Personi që dërgoi sms-në telefonoi në redaksi por nuk foli.
Policia ka nisur sërish hetimet për të identifikuar pronarin e numrit të telefonit.












