Po vijon beteja tashmë edhe mediatike për të hapur vend për kandidatin e LSI-së në Vorë. Janë publikuar disa pamje të reja ku dy persona të tjerë deklarojnë se kanë marrë nga 10 mijë lekë të reja për votimet ne bashkine e Vores prej zyres se kandidatit te opozites.
Ata shkojnë tek zyrat e kompanisë Agroblend, futen brenda, marrin një dorë lekësh dhe jashtë i pret një gazetar, një punonjës policie dhe një aktivist i LSI-së.
Skenarët me para për vota janë montazhe të këqija të një partie dhe segmenteve të qeverisë e cila ka për zakon blerjen e votave me gjithfarë lloj cmimesh.
Sa para marrin këta dëshmitarët e LSI, që të japin dëshmi se kanë marrë para nga kandidati i Vorës, Ismaili!












