Astrit Patozi ka akuzuar sonte Ilir Metën. Nga studioja e emisionit “opinion” në TV Klan, përballë deputetit të LSI-së Luan Rama, Astrit Patozi e akuzoi Metën, duke e quajtur si padrionoja i Shqipërisë.
“Në kohën e qeverisjes me PD-në, kur i doli puna e bllokut, Ilir Meta, zuri një cep dhe nuk i ndjehej zëri. Ndërsa sot është njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë, më i pushtetshëm edhe nga Edi Rama. Ilir Meta është sot padrionoja i Shqipërisë”, akuzoi Patozi.












