Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj 9 imamëve, të akuzuar për xhihadizëm.
E pa nodhura ndonjëherë në sallën gjyqit ka ndodhur seancën sotme në këtë gjykim.
Në sallën e gjyqit, i pandehuri Fadil Muslimani ka kënduar sure nga Kurani dhe ka predikuar në sallën e gjyqit.
Sërish seanca ka vazhduar me pyetjen e dëshmitarëve.
Dëshmitari Besmir Duka ka pranuar njohjen me të pandehurin, ai është shprehur se e ka fqinj këtë të fundit. Duka u shpreh se Fadil Muslimani e ka shtyrë atë drejt Islamit.
Seanca e radhës për gjyqin ndaj imamëve do të mbahet me 23 qershor.











