Seanca parlamentare e ditës së enjte, nuk do të zhvillohet.
Njoftimi për shtyrjen, në një datë të pacaktuar, vjen zyrtarisht nga Kuvendi.
“Meqenëse komisionet parlamentare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara për seancën plenare të ditës së enjte, dt. 18.06.2015, ju njoftojmë se seanca e ditës së enjte nuk do te zhvillohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.
Kjo javë është e fundit për fushatën elektorale të 21 qershorit 2015, ndaj edhe deputetët janë shpërndarë për fushatë, duke mos mundësuar zhvillimin e aktivitetit normal të Kuvendit.












