• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Moska kërcënon me pasoja për armët e SHBA në Europë

admin by admin
16 June, 2015
in Global Image
0
Moska kërcënon me pasoja për armët e SHBA në Europë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Moska i përgjigjet me fjalë të qarta lajmit se SHBA mund të stacionojnë si masë paraprakë armë të rënda në Evropën Lindore. Kjo mund të jetë në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë
 
Udhëheqja në Moskë nuk do ta pranojë duarlidhur një përforcim të mundshëm të pranisë ushtarake të SHBA në shtetet e Evropës Lindore.
“Rusisë nuk do t’i mbetet tjetër, përveç forcimit të trupave dhe burimeve të saj në krahun perëndimor”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, gjenerali Juri Jabukov, sipas një informacioni të agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. Armatimi i planifikuar në kufi është “masa më agresive” e SHBA dhe e NATO-s që prej fundit të Luftës së Ftohtë, tha ai.
Përgjigja ruse do të përmbajë ndoshta përshpejtimin e stacionimit të raketave Iskandar në enklavën e Kaliningradit si dhe një përforcim të trupave ruse në Bjellorusi. Rusia ka dorë të lirë për të organizuar kundërmasa, për ta mbrojtur më mirë kufirin perëndimor, tha Jabukow-i.

Tanke në Evropën Lindore?
Në fundjavë u bë e ditur se SHBA po shqyrtojnë mundësinë e stacionimit të armëve të rënda në disa shtete të Evropës Lindore dhe të shteteve baltike. “New York Times” bëri të ditur një plan të Pentagonit, sipas të cilit do të zhvendosen pajisje ushtarake për deri 5000 ushtarë amerikanë në Estoni, Letoni dhe Lituani si dhe në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta edhe në Hungari. SHBA do të transportonin kështu për herë të parë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore armë të rënda si tanke luftarake në shtetet më të reja të NATO-s, të cilat më parë bënin pjesë në sferën e ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Synimi është që të sprapset Rusia nga një sulm në Evropë.
Deri tani ky është një propozim. Por sipas raportit Pentagoni shpreson të marrë dritë të gjelbër nga Shtëpia e Bardhë deri në një takim të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në fund të qershorit në Bruksel. Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitri Peskow deklaroi se për sa kohë SHBA nuk janë pozicionuar zyrtarisht për këto plane, ai nuk dëshiron ta komentojë këtë lajm.

Konfirmim nga Polonia
Polonia dhe Lituania konfirmuan se ka bisedime me qeverinë e SHBA për të stacionuar armë të rënda në vendet e tyre. Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak deklaroi në Varshavë se vendimin e SHBA e pret javët e ardhshme.
“Planet ai tha se i kishte diskutuar tashmë në vizitën e tij në SHBA katër javë më parë me homologun e tij Carter. Vendi i tij ka kohë që angazhohet për një prani më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Zhvendosja e armatimeve luftarake të SHBA në rajon do të ishte në këtë kuadër “një hap shumë i rëndësishëm”, tha Siemoniak.
Evropianolindorët dhe shtetet baltike janë gjithmonë e më të shqetësuar për politikën e fqinjit të madh, që kur Rusia aneksoi Krimenë në pranverë 2014. Kësaj i shtohet edhe zgjerimi i pranisë ushtarake ruse në Detin Baltik si dhe në hapësirën ajrore në kufijtë e tyre. Në prill, shtetet baltike paraqitën tek NATO-ja lutje për stacionimin afatgjatë të mijëra ushtarëve të NATO-s në territorin e tyre.

(DW)

Previous Post

Paskuqan, incident elektoral, militanti i PS-së demonstron forcën me zbrazje armësh

Next Post

Shoqata e Bankave ankohet: Ligji për “Falimentimin”, do të nxisë mospagimin e kredive për shtëpi

admin

admin

Next Post
Shoqata e Bankave ankohet: Ligji për “Falimentimin”, do të nxisë mospagimin e kredive për shtëpi

Shoqata e Bankave ankohet: Ligji për “Falimentimin”, do të nxisë mospagimin e kredive për shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.