Është qëlluar me armë në takimin elektoral të kandidatit të PD-së për Bashkinë Kamëz, Xhelal Mziu, fare pranë këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Paskuqan në rrugën “Havzi Nela” gjatë një takimi elektoral të kandidatit të PD-së dhe “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”. Personi i dyshuar për ngjarjen është endë i lirë.













