Ilir Meta sonte në studion e “Opinion” shfrytëzoi rastin dhe mundësinë, ta shndërronte në një miting, duke tundur kokën, bërë shenja e marrë duartrokitjet e të rinjve të LRI-së.
Sikurse ndodh rëndom, politikanët marrin një grup të rinjsh si në studiot e televizioneve. Këtë bëri edhe Ilir Meta sonte. Kishte marrë dhjetëra të rinj të LRI-së, të cilët kishin detyrë të duartrokisnin sa herë Meta kthente kokën nga ata dhe sa herë ngrinte intonacionin e zërit.
Të rinjtë e LRI-së, këtë e bënë mirë sonte.











